Mes mendjes dhe mureve: Si është përditshmëria në Spitalin Psikiatrik të Bardovcit
Mes mendjes dhe mureve: Si është përditshmëria në Spitalin Psikiatrik të Bardovcit

Një reportazh i realizuar nga gazetarja Agnesa Çavolli, që sjell nga afër realitetin e përditshëm në Spitalin Psikiatrik “Shkup”.

Qëllimi ynë është që përmes hapjes së institucionit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me opinionin publik të kontribuojmë në largimin e stigmës ndaj shëndetit mendor, në thyerjen e paragjykimeve dhe në rritjen e vetëdijes qytetare se sëmundjet mendore janë pjesë e shëndetit dhe meritojnë trajtim, dinjitet, mirëkuptim dhe respekt.

Që nga ardhja ime në detyrën e drejtorit, kemi premtuar se Spitali Psikiatrik “Shkup” do të jetë institucion transparent dhe me dyer të hapura për të gjithë – për qytetarët, familjarët, mediat dhe të gjithë ata që duan të shohin nga afër punën dhe përpjekjet tona. Sot, me vepra konkrete, po dëshmojmë se këtë premtim po e realizojmë.

Pas çdo dere të spitalit ka një histori njerëzore. Prandaj, është përgjegjësi e të gjithëve që të flasim më shumë për shëndetin mendor dhe më pak për paragjykimet.

Falënderojmë gazetaren Agnesa Çavolli për profesionalizmin dhe qasjen njerëzore në trajtimin e kësaj teme të rëndësishme.

Të largojmë stigmën. Të rrisim ndërgjegjësimin. Të ndërtojmë një shoqëri më njerëzore dhe më të kujdesshme ndaj shëndetit mendor.