Me krenari njoftojmë se stafi i Spitalit tonë Psikiatrik mori pjesë aktivisht në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar të Infermierëve, i cili u mbajt në Strugë nga data 2 deri më 4 tetor.
Ky kongres ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat tona, për të mësuar mbi praktikat më të reja në fushën e infermierisë dhe për të forcuar rrjetin e bashkëpunimit me kolegë nga vende të ndryshme.
Pjesëmarrja në ngjarje të tilla ndërkombëtare është thelbësore për zhvillimin profesional të stafit tonë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve që ofrojmë për pacientët tanë.
Faleminderit të gjithë ekipit për përkushtimin dhe kontributin e tyre!