Nga data 16 deri më 18 shtator 2026, mjekët e IPSh Spitali Psikiatrik Shkup morën pjesë në Kongresin e 22-të të Shoqatës Evropiane të Mjekësisë Geriatrike (European Geriatric Medicine Society – EuGMS), të mbajtur në Lille, Francë, me mbështetjen e menaxhmentit të spitalit.
Pjesëmarrja në këtë kongres ndërkombëtar përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave profesionale me kolegë nga vende të ndryshme.
Mbështetja e vazhdueshme e menaxhmentit për zhvillimin profesional të stafit është një investim në ngritjen e kapaciteteve dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore që ofrojmë për pacientët tanë.