Hapja solemne e repartit të dytë të meshkujve në IPSh Spitali Psikiatrik Shkup–Shkup
Hapja solemne e repartit të dytë të meshkujve në IPSh Spitali Psikiatrik Shkup–Shkup

Sot u mbajt hapja solemne e Repartit të Dytë të Meshkujve, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për trajtimin psikiatrik dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt dhe dinjitoz për pacientët.

Në këtë ngjarje patëm nderin të mirëpresim ministrin e Shëndetësisë, z.Klekovski, kryetarë komunash, drejtorë institucionesh, përfaqësues institucionalë, bashkëpunëtorë dhe mysafirë të respektuar.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mysafirët që na nderuan me praninë e tyre, si dhe për të gjithë ata që e mbështetën dhe kontribuuan në realizimin e këtij projekti. Falënderim i veçantë për stafin tonë, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm kujdeset çdo ditë për pacientët.
Kujdes. Trajtim. Dinjitet.

Këto janë standardet për të cilat punojmë dhe të cilat synojmë t’i përmirësojmë çdo ditë.
Ju falënderojmë të gjithëve që ishit pjesë e kësaj dite të veçantë!

IPSh Spitali Psikiatrik Shkup–Shkup

Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.