Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Spitalin Psikiatrik – Shkup nxënësit praktikantë të ShMQSh „Cvetan Dimov“, të udhëhequr nga profesoresha Arjeta Muça Mustafa.
Nxënës të mrekullueshëm, të cilët shprehën interesim të veçantë për t’i vizituar të gjitha repartet e spitalit, për t’u njohur nga afër me punën dhe përditshmërinë tonë, si dhe për të bashkëbiseduar me pacientët tanë.
Është kënaqësi të shohësh te të rinjtë kureshtje, empati dhe gatishmëri për të mësuar. Takime të tilla janë një mundësi e vlefshme për të njohur më mirë shëndetin mendor, për të thyer paragjykimet dhe për të kultivuar respektin dhe humanizmin ndaj çdo individi.
Faleminderit profesoreshës Arjeta Muça Mustafa dhe nxënësve për vizitën, interesimin dhe energjinë pozitive!