Vizitë edukative dhe profesionale e studentëve nga Universiteti Ballkanik IBU
Vizitë edukative dhe profesionale e studentëve nga Universiteti Ballkanik IBU

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët e degës së Infermierisë nga Fakulteti Ballkanik IBU, të udhëhequr nga asistentja Suzana Shabani.

Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me punën tonë të përditshme, kushtet në institucion, si dhe me mënyrën e trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve. Kjo vizitë shërben si një mundësi e mirë për të lidhur teorinë me praktikën dhe për të përgatitur më mirë profesionistët e ardhshëm në fushën e shëndetësisë.

Vizita të tilla janë gjithmonë një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të kuadrove cilësore në shërbimin shëndetësor.

Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.