Në suaza të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot në institucionin tonë realizuan ushtrime praktike studentët e Fakultetit Filozofik – grupi studimor i Psikologjisë, nën udhëheqjen e ass. Fatime Tairi
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e institucionit, qasjen profesionale ndaj pacientëve, si dhe me rëndësinë e praktikës klinike në formimin e tyre akademik dhe profesional.
Besojmë se këto aktivitete përbëjnë një urë të rëndësishme bashkëpunimi mes institucioneve arsimore dhe atyre shëndetësore, duke kontribuar në përgatitjen e kuadrove të reja profesionale në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor.
Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.