Përfaqësim dinjitoz në arenën evropiane
Përfaqësim dinjitoz në arenën evropiane

Me krenari informojmë se motra kryesore e Spitalit Psikiatrik Shkup, Flora Ibraimi Ibraimi, mori pjesë në Kongresin e 8-të të European Specialist Nurses Organisation (ESNO), i cili u mbajt në Romë nga 4 deri më 6 qershor 2026.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme profesionale mundësoi shkëmbimin e përvojave, njohjen me trendet më të reja në infermieri dhe forcimin e bashkëpunimit me profesionistë shëndetësorë nga vende të ndryshme të Evropës.

Jemi të lumtur që stafi ynë përfaqësohet në forume ndërkombëtare, duke sjellë njohuri dhe praktika bashkëkohore që kontribuojnë në avancimin e kujdesit ndaj pacientëve dhe zhvillimin profesional të institucionit tonë.

Urime Flurije Ibraimi për përfaqësimin e suksesshëm të spitalit tonë dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj profesionit të infermierisë.