Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim Prof. Dr. Bekim Fetajin, Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i shoqëruar nga Doc. Dr. Nita Beluli Luma, prodekane pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Mr. Bujar Kajolli, Udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sekretar në detyrë i Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe një grup studentësh. 

Gjatë vizitës në institucionin tonë, mysafirët u njoftuan nga afër me hapësirat e spitalit, kushtet dhe stafin profesional. Në fokus të veçantë të kësaj vizite ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili synon avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, praktikës profesionale, projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale. 

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre shëndetësore, në funksion të zhvillimit profesional dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit.