Përmirësimi i kushteve të punës për personelin tonë është një nga prioritetet tona.
Sot realizuam furnizimin me pajisje të reja IT për personelin e Spitalit Psikiatrik Shkup, duke krijuar kushte më moderne, më funksionale dhe më efikase për punën e përditshme.
Ky është një tjetër hap konkret në procesin e modernizimit të institucionit – sepse një spital modern kërkon jo vetëm hapësira të rinovuara dhe pajisje mjekësore, por edhe teknologji moderne dhe kushte dinjitoze për stafin.
Çdo investim që bëjmë ka një qëllim të qartë:
më shumë efikasitet në punë, më shumë organizim dhe shërbime më cilësore për pacientët tanë.
Punët vazhdojnë. Rezultatet po duken.