Me kënaqësi dhe mirënjohje njoftojmë se spitali ynë ka pranuar një donacion nga Fondacioni NUN, një krevat të motorizuar spitalor i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe kujdesit ndaj pacientëve tanë.
Ky gjest human paraqet një mbështetje të rëndësishme për institucionin tonë dhe një hap të vlefshëm drejt avancimit të kushteve spitalore dhe lehtësimit të punës së stafit mjekësor.
Shprehim falënderim të sinqertë për solidaritetin dhe humanizmin e treguar nga Fondacioni NUN, me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.