Mësim praktik dhe bashkëpunim profesional me studentët e Fakultetit të Mjekësisë
Mësim praktik dhe bashkëpunim profesional me studentët e Fakultetit të Mjekësisë

Spitali ynë vazhdon të hapë dyert për bashkëpunim me universitetet dhe institucionet arsimore të vendit, me qëllim avancimin e edukimit praktik të studentëve dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve tanë.

Sot në spitalin tonë u realizua një vizitë profesionale dhe ushtrime praktike me studentët e udhëhequr nga ass.dr-Viktorija Vasilevska nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” – Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Psikiatrisë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësi të njihen nga afër me funksionimin e institucionit tonë, trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve, si dhe me punën praktike në fushën e psikiatrisë. Ushtrimet u udhëhoqën nga doktoresha jonë, Behije Nuhiji, e cila ndau përvojën dhe njohuritë profesionale me studentët.

Besojmë se bashkëpunime të tilla paraqesin një urë të rëndësishme ndërmjet arsimit dhe praktikës profesionale, në dobi të studentëve, pacientëve dhe gjithë shoqërisë.

Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.