Investojmë në kushte më humane dhe më cilësore për trajtim
Investojmë në kushte më humane dhe më cilësore për trajtim

Reparti i Psikiatrisë Urgjente për një periudhë të gjatë ka funksionuar në kushte që nuk i kanë përmbushur standardet e nevojshme për trajtim dinjitoz të pacientëve.

Pas një periudhe të shkurtër menaxhimi si drejtor, arritëm të sigurojmë buxhetin e nevojshëm dhe tashmë kanë filluar punimet për rinovimin e plotë të këtij reparti. Ky paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe më humane për pacientët.

Njëkohësisht, ju kërkojmë mirëkuptim dhe ju informojmë se për shkak të punimeve që janë në zhvillim, përkohësisht nuk do të kemi mundësi të pranojmë pacientë të rinj në këtë repart, deri në përfundimin e tyre.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen!

Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.