Bashkëpunim institucional me Universitetin e Evropës Juglindore
Bashkëpunim institucional me Universitetin e Evropës Juglindore

Spitali Psikiatrik Shkup dhe Universiteti i Evropës Juglindore zhvilluan një takim të përbashkët, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional në fushën e shëndetit mendor.

Gjatë takimit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi, i cili krijon mundësi të reja për bashkëpunim në edukim, praktikë profesionale, kërkim shkencor dhe shkëmbim të përvojave mes dy institucioneve.

Në takim morën pjesë Dekanja e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, prof. dr. Merita Zulfiu-Alili, si dhe profesorët Abdulla Thaçi dhe Zebide Ibraimi, profesorë të drejtimit studimor të Psikologjisë.

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të qëndrueshme mes arsimit të lartë dhe praktikës profesionale, duke kontribuar në përgatitjen e kuadrove të reja dhe në avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor.

Një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit, zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të njohurive.