Në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e ambientit të spitalit, sot realizuam një aksion për mbjelljen e luleve në hapësirat e jashtme të institucionit tonë. Besojmë se një mjedis i rregulluar, i gjelbëruar dhe i mbushur me ngjyra ndikon pozitivisht në mirëqenien e pacientëve dhe krijon një atmosferë më të këndshme për të gjithë.
Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e Parqeve dhe Gjelbërimeve, Muamer Seferi, dhe Jasir Ali të cilët dhuruan lulet dhe ishin personalisht të pranishëm në aksion, duke kontribuar së bashku me ne në zbukurimin e oborrit të spitalit.
Po ashtu, falënderojmë me zemër personelin e institucionit tonë, i cili me përkushtim dhe vullnet mori pjesë në mbjelljen e luleve dhe tregoi edhe një herë kujdesin e vazhdueshëm për ambientin ku jetojnë dhe trajtohen pacientët tanë.
Së bashku po ndërtojmë një hapësirë më të bukur, më të gjelbër dhe më humane për të gjithë.
Për më shumë informacione dhe video nga aktivitetet aktuale, vizitoni profilin tonë në Facebook.