Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjithë infermierët që me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm kujdesen çdo ditë për pacientët tanë.
Infermierët janë zemra e sistemit shëndetësor — ata që qëndrojnë pranë pacientit në momentet më të vështira, duke dhënë jo vetëm kujdes shëndetësor, por edhe mbështetje, ngushëllim dhe shpresë. Sakrifica, durimi dhe përgjegjësia që tregoni çdo ditë meritojnë vlerësim të veçantë.
Me këtë rast, motra kryesore e spitalit tonë Flora Ibraimi ishte mysafire në emisionin “Ritmi i Ditës” në TVM2, ku foli për rolin dhe rëndësinë e infermierëve në sistemin shëndetësor, si dhe për sfidat dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve dhe faleminderit për gjithçka që bëni për pacientët dhe shoqërinë tonë!