Veprimtaria

Si institucion i specializuar shëndetësor publik, spitali kryen veprimtari shëndetësore spitalore dhe veprimtari shëndetësore specialisto-konsultative në nivelin sekondar në fushën e psikiatrisë, për personat me çrregullime mendore mbi moshën 18 vjeçare.
Veprimtaria shëndetësore spitalore përfshin diagnostikimin, mjekim dhe kujdes shëndetësor; trajtimi i abuzimit dhe varësisë nga alkooli; rehabilitimi mjekësor përmes përmirësimit dhe kompensimit të dëmtimeve të përhershme duke aplikuar metoda specifike (psikoterapi, socioterapi, terapi pune, terapi okupacionale dhe lloje të tjera të terapisë) dhe kujdesin paliativ i cili për shkak të gjendjes shëndetësore të pacientit apo llojit të ndërhyrjes nuk mund të kryhet ose të vazhdojë në veprimtarinë e kujdesit shëndetësor specialist-konsultativ në nivel sekondar, përkatësisht në nivel parësor ose në shtëpinë e pacientit ose në një institucion tjetër.

Spitali Psikiatrik “Shkup”-Shkup, kryen veprimtarinë shëndetësore të ndihmës mjekësore urgjente përmes pranimit dhe kujdesjes së rasteve urgjente mjekësore nga fusha e psikiatrisë; aktivitet për parandalimin dhe trajtimin e abuzimit dhe varësisë nga alkooli, droga dhe substanca të tjera psikoaktive; trajtim shëndetësor për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor për rehabilitimin dhe riintegrimin në mjedis, si dhe veprimtarinë e kujdesit dhe veprimtarisë terapeutike në kuadër të veprimtarisë shëndetësore spitalore, dhe veprimtarinë specialisto-konsulente në kushte spitalore dhe shtëpiake, si dhe pajisjen me barna të pacientëve të shtruar.

Në kuadër të veprimtarisë së saj kryen mbrojtje shëndetësore specialisto-konsultativ në nivel sekondar për llojet e veprimtarisë shëndetësore për të cilat ushtron veprimtari shëndetësore spitalore, kryen ekzaminime ambulatore me udhëzim nga mjeku i përzgjedhur ose mjek tjetër specialist, trajtime shëndetësore që kryen në nivel sekondar dhe veprimtarinë e spitalit ditor për trajtimin e pacientëve.

Siguron pranimin, diagnostikimin, trajtimin, monitorimin, ruajtjen në bashkëpunim me organin kompetent për ekzekutimin e sanksioneve dhe akomodimin e personave të referuar nga gjykata kompetente ose organi kompetent për ekzekutimin e sanksioneve, si dhe përgatitjen e ekspertizës psikiatrike dhe dhënien e konstatimeve të ekspertizës dhe mendimit nga aspekti gjyqësor-psikiatrik.

Të dhënat nga dhe në kryerjen e veprimtarisë mund të përdoren, në pajtim me rregullativat për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, për mbrojtjen e të dhënave personave dhe për evidencë në fushën e shëndetësisë, si burim për punë statistikore dhe hulumtuese të kahëzuara drejt ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit dhe mbrojtje shëndetësore të individit, përmirësimi i veprimtarisë, cilësisë së mbrojtjes shëndetësore dhe në përgjithësi të njohurive të fushës së saj, të cilët nuk përfshinë hulumtime klinike dhe eksperimentale të personave me sëmundje mendore.

Spitali Psikiatrik “Shkup” merr pjesë në arsimimin e kuadrit në fushën e psikiatrisë dhe në degat e përafërta të mjekësisë dhe në fushat e tjera të përafërta, në pajtim me nevojat e fakultetit të mjekësisë për realizimin e programeve studimore dhe institucioneve tjera arsimore nga fusha e mjekësisë, psikologjisë dhe punës sociale për realizimin e programeve mësimore.

Në ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore dhe në realizimin e veprimtarisë arsimore, personat e përzgjedhur në tituj mësimor-shkencor dhe bashkëpunëtor në një institucion të arsimit të lartë kryejnë veprimtari të arsimit të lartë.