Për spitalin
Formalisht, historia e Spitalit fillon me Vendimin për krijimin e Spitalit Republikan për të sëmurët mendorë në f. Bardovcë, botuar në “Gazetën Zyrtare të RPM” më datë 17 dhjetor 1954. Qëllimi, sipas të njëjtit burim, është: “… të mbledh, akomodon dhe trajton personat e sëmurë mendorë nga RPM…
Detyrat e përcaktuara sipas një dokumenti tjetër (aktvendimi i IS nr. 341) janë: të merret me punë hulumtuese shkencore dhe të punojë në përmirësimin e parandalimit të veprimtarisë terapike me ngadalësimin dhe mjekimin e sëmundjeve nervore dhe shpirtërore dhe të sigurojë kryerjen e punës shkencore dhe hulumtuese me qëllim didaktik për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Shkup”.
Kontribut të madh dhe të rëndësishëm në themelimin e Spitalit dhe në përgjithësi për themelimin e shërbimit psikiatrik në Republikën e Maqedonisë
ka prof. dr. Bozhidar Niketiç. Në fillim pjesën profesionale të punës e realizoi prof. dr. Stefanovski, prof. dr. Fildishevski, dr. Stojanov Spasko dhe dr. Nikolla Pandilov, i cili që nga viti 1956 është drejtues i parë i Spitalit Shpirtëror “Bardovcë”.
Sipas listës së parë të të punësuarve nga viti 1956 ishin 39 të punësuar.
Me kërkesë të prof. Niketicit, literatura përkatëse, përvoja dhe njohuritë personale, konsultime dhe sugjerime të disa ekspertëve, arkitektit të famshëm Ing. Kubes (me kombësi Çek) përgatitën projekt për spitalin e atëhershëm, i cili është thelbi i formës aktuale të Spitalit të tanishëm. Dy komplekset (qendrat) identike, secila me 2 reparte simetrike dhe me kapacitet gjithsej 220 shtretër (55 në secilin repart), me dhoma të veçanta për personelin dhe infrastrukturë tjetër; kuzhina qendrore e spitalit, lavanteria, kaldaja, punëtoritë, garazhi i makinave dhe objekti për ekonominë spitalore, janë objektet origjinale spitalore që edhe sot, me gjithë rikonstruimet, përshtatjet e shumta,edhe më tej ruajnë qëllimin fillestar.
Zhvillimi i mëtejshëm i Spitalit 1965-1975 në dhjetë vitet e para të funksionimit, kapaciteti ishte i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat për mjekim spitalor. Që në vitin 1965 këto kapacitete bëhen të pamjaftueshme, të gjitha hapësirat në dispozicion përdoren për akomodimin e shtretërve spitalorë. Në vitin 1968/69 në Spital në ditë janë mjekuar më shumë se 700 të sëmurë në një hapësirë të parashikuar për 260 shtretër standarde spitalore. Kjo kushtëzohet nga disa faktorë, si rritja e vazhdueshme e pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor psikiatrik, fluksi i vazhdueshëm i pacientëve nga KSA e Kosovës e atëhershme, si dhe nga fakti se deri në vitin 1968 objektet spitalore nuk ishin zgjeruar.
Në vitin 1968 filloi zgjerimi i kapaciteteve spitalore. Këtë vit ka nisur ndërtimi i një pavioni me kapacitet prej 60-70 shtretër jo standard. Në vitin 1969 u ndërtua një tjetër objekt i tillë me një kapacitet për rreth 100 pacientë. Por edhe me këtë nuk u përmbushën nevojat dhe nuk u zgjidh problemi i vazhdueshëm me pacientët e shumtë. Prandaj, në vitin 1970 filloi ndërtimi i një objekti të ri, në të cilën u përfshinë dy reparte akute psikiatrike (për meshkuj dhe femra), një laboratori, kabinet për EEG, barnatore dhe bibliotekë. me hapjen e objektit të ri u rrumbullaksua kapaciteti i spitalit me700 shtretër spitalorë.
Kjo dekadë shënon një fazë të re në drejtim të zhvillimit profesional në punën e Spitalit.
Në vitin 1967 fillon të punojë shërbimi i alkoolizmit, me çka bëhet ndarje e trajtmit të varësisë nga alkooli (dhe më pas varësinë nga droga) nga sëmundjet shpirtërore.
Në vitin 1968/69 si promovim i idesë për terapi okupacionale, rehabilitim dhe risocializim që ekziston dhe praktikohet që nga fillimi i punës së Spitalit, u themelua reparti për terapi okupacionale, rehabilitim dhe risocializim.
Në ditë në repart janë angazhuar prej 120 deri 150 shfrytëzues të shërbime, të cilët ishin të animuar në ekonominë e Spitalit, si dhe në bravandreqës, tokarogdhendje, këpucarësi, punëtori rrobaqepës dhe artizanat të grave. Angazhimi i tyre në punë organizohej dhe mbikëqyrej nga një otopedagog dhe instruktorë mjeshtër.
Në vitin 1969 laboratoria biokimike u modernizua me metoda të reja të diagnostikimit laboratorik.
Këtë vit fillojë të funksionojë shërbimi i mjekësisë interne me EKG laboratori.
Vitet shtatëdhjetë sjellin aplikimin e një modeli të ri terapeutik, braktiset plotësisht aplikimi i shokut me insulinë, përdoren neuroleptikët e gjeneratës së re, zhvillohet qëndrimi për rehabilitimin social (sipas terminologjisë së asaj kohe), zhvillimi i një “sistemit të mjekimit me derë të hapur” – shërbime ekstra -hospitalore.
Në dhjetor 1968 u hap Dispanseri për psikoza me veprimtari ambulato-poliklinike.
Veprimtaria specialistike dhe subspecialiste zhvillohet përmes: Reparti i Psikozës me shërbim patronazhi për mjekim në shtëpi (shërbim patronazhi monovalent dhe deri më sot i vetmi i këtij lloji në vend), Reparti i epilepsisë me kabinet EEG, Reparti i psikoneurozës dhe Reparti i varësive nga droga dhe nga varësit të tjera, shërbimi social dhe psikolog.
Në prill të vitit 1973 filloi të funksionojë Spitali Ditor për psikozë me aktivitet gjysëm stacionar dhe punëtori rehabilitimi, ndërsa në vitin 1974 Spitali ditor për alkoolizmin me aktivitet gjysmë stacionar.
Në periudhën 1975-1985 spitali është pothuajse tërësisht i profilizuar në drejtim të ndërtimit, rikonstruimit, pajisjes dhe krijimit të shërbimeve subspecialiste.
Në vitin 1981 ka përfunduar ndërtimi i dy trakteve spitalore, me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 1600 m2.
Gjatë kësaj periudhe Spitali kryen këto aktivitete:
- Kujdesi shëndetësor ambulato-poliklinikë
- Kujdesi shëndetësor spitalor
- Rehabilitimi mjekësor në përbërje të Spitalit janë 6 qendra spitalore me reparte të shpërndara në spitale dhe 3 objekte ekstraspitalore.
Në vitin 1987 ka përfunduar objekti i ambulancës për pranim dhe hapësira për mjekët kujdestar.
Në të njëjtin vit, objekti në Kisella Vodë është vënë në funksion me:
- Reparti i Psikosomatikës
- Reparti i toksikomanisë para alkoolizimit
- Spitali Ditor për Alkoolizmin, e cila është zhvendosur në objektin e ri në lagj. e
Karposhit.
Në vitin 1987, repartet për psiko-geriatri, për psikiatrinë ligjore, pjesë e reparteve të varësive në ekstraspitalin-Kisella Vodë dhe reparti intern, morën statusin e qendrave që ofrojnë kujdes shëndetësor të lartë (terciar).
Në vitin 1980, Spitali rifitoi statusin e bazës mësimore të Fakultetit të Mjekësisë (i cili u ndërpre në vitin 1965 për shkak të mungesës së kuadrit profesional) dhe profesorët prof. Dr. J. Jovev dhe prof. dr. P. Kirovski, me mjekët nga Spitali me titull asistent mbajnë ligjërata dhe ushtrime nga lënda psikiatri.
1985-1995
Në këtë pikë, duke dashur të evokojmë dekadën, nuk do të paraqesim të dhëna për ndërtimin e objekteve, zhvillimin e shërbimeve, por do të vëmë në dukje një ndërgjegjësim në rritje për nevojën e reformës në psikiatri. Reforma në shërbimin psikiatrik nevojiten kudo ku aplikohet trajtimi spitalor i të sëmurëve mendorë. Reforma nënkupton ndryshimin e modelit të kujdesit mendor, ndryshimin e kushteve të trajtimit si dhe ndryshimin e qëndrimeve ndaj çrregullimeve mendore. Para reformave u theksua rëndësia e rehabilitimit psikosocial.
Gjendja e spitalit psikiatrik “Shkup” sa i përket trajtimit dhe trajtimit është pothuajse identike me spitalet e tjera psikiatrike në Maqedoni. Mund të thuhet se kushtet spitalore dhe trajtimi spitalor ndryshojnë pak nga ato të aplikuara dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më parë. Modeli dominues i trajtimit të pacientëve është modeli kliniko-mjekësor, dmth. modeli psikiatrik, i cili karakterizohet nga një qasje kryesisht biologjike ndaj terapisë, në të cilën personeli mjekësor mbizotëron si bartës kryesor i aktivitetit. Ky trajtim mundëson uljen e simptomave psikotike, por shërimi nga sëmundja mendore nuk mund të kryhet vetëm me terapi medikamentoze, rezultatet e një trajtimi të tillë do të jenë minimale në institucione, ku pacientët kontaktojnë vetëm pacientë të tjerë dhe personelin e spitalit. Ato do të jenë gjithashtu minimale nëse neglizhohet rëndësia e aktiviteteve të ndryshme për të sëmurët mendorë, të cilat mbështesin procesin e rehabilitimit.
Rehabilitimi social dhe profesional janë forma të zhvilluara dobët ose mungojnë plotësisht të kujdesit për shëndetin mendor. Megjithatë, edhe aty ku janë të përfaqësuar në mënyrë modeste, ato i nënshtrohen modelit mjekësor dhe nuk synojnë integrimin e pacientëve në bashkësi (në mjedisin familjar, social dhe të punës).
Pacientët qëndrojnë në spitalet psikiatrike për shumë vite pas përfundimit të indikacionit mjekësor për mjekim sepse nuk kanë ku të kthehen. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së strukturave të tjera të përshtatshme rezidenciale, refuzimit apo mungesës së familjes dhe mungesës së mjeteve të mbijetesës. Për shumë pacientë bëhet fjalë të cilët me shumë vite jetojnë në hapësirat e spitalit psikiatrik, pa komunikim me botën, pa kushte për të plotësuar nevojat më të nevojshme për informacion, ruajtjen e marrëdhënieve me mjedisin, kontaktin me fusha të tjera të interesit, afirmimin e dëshirave të tyre dhe nevojave.
Më vonë, në Kongresin e Dytë Maqedonas të Psikiatrisë, 2000 prof. P. Kirovski në punimin e tij hyrës në përmbledhjen e punimeve “Udhëzime bashkëkohore për reformën psikiatrike” thekson nevojën e “ripërkufizimit të mendimit teorik dhe shkencor psikiatrik dhe marrëdhënies së tij me arritjet socio-humanitare, të cilat do të ripërcaktojnë programet diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese me qëllime të reja dhe një angazhim tjetër shoqëror. Kjo do të shkaktojë prishjen e mëtejshme të spitaleve psikiatrike ekzistuese të izolimit, mbrojtës, paternalist dhe do të shkaktojë krijimin e shërbimeve ambulatore: qendra këshillimi, kabinete, spitale ditore dhe nate, klube etj. dmth një shërbim për mbrojtjen e shëndetit mendor dhe shërbim psikiatrik për diagnostikim dhe trajtim që do të jetë afër mjedisit natyror dhe social të çdo personi dhe do të zbatojë metodologjinë e punës efektive profesionale me orientim psikodinamik dhe socio-dinamik, të kushtëzuar nga integrimi i plotë të psikiatrisë në bashkësi.
1995-2005
Kjo dekadë shënojë fillimin e përgatitjeve për reformave në psikiatri, e cila filloi zyrtarisht në vitin 2001, me hapjen e Qendrës së Shëndetit Mendor “Prolet”.
2005-2015
Struktura aktuale organizative e Spitalit është gjithashtu nën shenjën e reformave në vazhdim, me tendencë për deinstitucionalizimin e trajtimit dhe riintegrimin social të pacientëve. Si rezultat i zvogëlimit të krevateve spitalore në këtë dekadë.
Gjatë kësaj periudhe zgjerohet kapaciteti për trajtimin e pacientëve me varësi nga opiumi, duke hapur një repart të ri me spital ditor në kuadër të Qendrës për Varësi në “Kisella Vodë”.
Pas 2015
Dekada e fundit e ekzistencës së Spitalit mund të shënohet si një periudhë aktivitetesh që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës.
Këtë vit ka nisur projekti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore për rinovimin e plotë të 4 reparteve spitalore. Reparti i Gjendjeve Akute dhe Reparti i Psiko-Geriatrisë janë rinovuar.
Në vitin 2016 fillon faza e rinovimit të objekteve spitalore me mjete nga buxheti i Spitalit. Reparti i Urgjencës së Psikiatrisë dhe kuzhina qendrore e spitalit janë rinovuar plotësisht dhe janë vënë në funksion.
Kanë përfunduar punët ndërtimore për ndryshimin e zdrukthtarisë së ndërtimit të dy reparteve të tjera spitalore.
Gjithashtu, u rikonstruktua dhe u zëvendësua plotësisht instalimi i jashtëm i ujësjellësit e cila ishte 60 vite e vjetër, me çka u rrit siguria e ujit të pijshëm dhe uli ndjeshëm shpenzimet e mëdha komunale të shkaktuara nga rrjedhjet dhe përshkueshmëria e gypave të vjetra të ujit.
Në vitet në vijim, me mjete nga buxheti i saj vazhduan një sërë aktivitetesh ndërtimit dhe rikonstruksionimit: riparimi i instalimit të ujit të ngrohtë dhe instalimi elektrik i objektit-Kotlara, rikonstruksioni objekteve të repartit të vjetër gjyqësor, si dhe rikonstruim i plotë i objketit në të cilën janë vendosur dy reparte spitalore (Reparti për trajtim të vazhduar “A” dhe “B”). U krye rikonstruksioni i shtigjeve në parkun e spitalit dhe rregullimi hortikulturor, si dhe rikonstruimi i ndriçimit rrugor në oborrin e spitalit. Gjithashtu janë blerë pajisje për video-mbikëqyrje të objektit dhe oborrit të spitalit.
Gjatë kësaj periudhe në vazhdimësi kryhet furnizimet dhe rinovimi i pajisjeve të TI-së, si dhe furnizimi i ueb aplikacioneve dhe softuerëve në përputhje me nevojat për evidencë të procesit mjekësor dhe administrativ.
Me gjithë këto aktivitete në periudhën e fundit në spital janë përmirësuar kushtet për mjekim dhe qëndrim që kontribuon në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.